Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Kontroll i rezervuar nga duart e një gruaje

30/05/2017
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Kontroll i rezervuar nga duart e një gruaje

Një herë e një kohë numëroheshin me gishta, ndoshta dhe vetëm të njërës dorë, femrat që guxonin t’i jepnin vetë makinës. Pavarësisht unifikimit të gruas me burrin, në çdo fushë të jetës, timoni mbetej një punë e vështirë për to.





Për luks, komoditet apo për modë atëherë as që mund të çohej nëpër mend. Edhe nëse e bënin qëllimi ishte një dhe vetëm një: të punësoheshin si shofere taksie. Kjo ndodhte kryesisht në qytetin më të civilizuar brenda kornizave të kohës, pra në Tiranë.

Ama nuk kanë munguar edhe rastet (e rralla) kur ndonjëra ka thyer çdo lloj paragjykimi për t’u bërë edhe shofere për transport mallrash, në rrugë të gjata, cep e më cep Shqipërisë. Ndryshe quheshin shofere kamioni, që punonin me ditë të tëra larg shtëpisë, me të njëjtat norma pune si kolegët e tyre, duke marrë kështu dashje pa dashje dijet, veset si dhe stilin e jetesës së tyre.


Ato e dinin shumë mirë si të kujdeseshin teknikisht për makinën e tyre, si duhej ndërruar filtri i ajrit apo vajit, si mund të ndërrohej një gomë që të bie në mes të rrugës,  e të tjera e të tjera shërbime si këto.

Sot çdo grua mund të jetë pa pikë problemi një shofere e mirë (edhe pse gjithë jetën do të shikohet shtrembër nga mashkulli që do t’i kalojë aty përkarshi), ama pjesa më e madhe e tyre, as që duan ta vrasin mendjen për këto çështjet teknike, e as që duan ta dinë se çfarë janë ferrotat, pistoni, dinamo, serbatori…

E fundja ç’ju duhet përderisa kompanitë që prodhojnë makinat kanë menduar sesi t’jua bëjnë gjithmonë e më të lehtë drejtimin e një timoni dhe servisin e makinës?!

Edhe nëse ngelen në pikë të hallit, në fund të fundit, çdonjëra prej tyre do ta ketë në mos një burrë, një vëlla apo shok të cilin mund ta marrë në çdo moment në telefon e t’iadorëzojë çelësat në dorë, duke ja bërë fakt (me ose pa sherr),  se të çosh makinën tek tekniku në fund të fundit është më shumë punë burrash.

Kjo mund të ndodhë në raste sporadike, të rralla, nëse makinës i prishet ndonjë vegël, por halli i përhershëm mbetet kontrolli teknik, i përvitshëm i makinës, ato radhët e gjata, në ditë të ftohta, shiu apo dhe vape përcëlluese, në mes të turmës ku pa diskutim dominon gjinia mashkullore.

Por ka një lajm të mirë tashmë për çdonjërën: për kontrollin teknik të makinës s’keni pse t’i luteni asnjërit, e s’keni më asnjë rrezik radhe e mundimi pritjeje.

Kompania SGS Albania, i ka lehtësuar procedurat për të shmangur të gjitha bezditë që të vinin nëpër mend sapo afronte koha e kolaudimit.

Është vënë në funksion të plotë një platformë e re e rezervimeve online si dhe një shërbim telefonik.

Mjafton një klik në faqen www.automotivealbania.sgs apo dhe një telefonatë në numrin e telefonit 04 4503503 dhe mund të zgjidhet fare lehtë dita dhe ora më e përshtatshme, në çdo pikë testimi e certifikimi, jo vetëm në Tiranë por edhe në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Nëse dikur kolaudimi të jepte dhimbje koke, ose bëhej shkak për një debat më shumë, në mos me burrin, me vëllain apo shokun, që pasi ka kryer punë me të vetën, mund edhe të përtonte të shkonte prapë nëradhë, tashmë ky nuk është më aspak problem.

Çdonjëra mund të shkojë vetë, si zonjë, pranë pikës së SGS-së ku ka prenotuar e të kryejë punë sa hap e mbyllë sytë, sa të ketë pirë një kafe apo dhe sa të ketë kaluar edhe një herë furçat e tualetit mbi fytyrë. Sepse në fund të fundit, kontrolli teknik është tashmë edhe një çështje femrash. Timoni është vërtet i sigurt në duart e saj, sigurisht pasi ka kaluar nga SGS. / revistawho.com

Tags: gruamakinaSGS
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Ndryshimi i madh i “Sulltaneshës Hyrrem”, del një foto para operacioneve

Ndryshimi i madh i “Sulltaneshës Hyrrem”, del një foto para operacioneve








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera