Esra Dermancigli është aktorja turke, e cila u bë e njohur për rolin e Xhenet në serialin “Sulltanesha Kosem”. Aktorja edhe në disa filma të tjerë ka pasur role negative, duke krijuar në këtë mënyrë përshtypje negative për publikun. Por si është ajo në të vërtet?
Në një intervistë për një media të madhe turke Esra ka zbuluar disa sekrete nga jeta e saj reale. Pas fytyrës së saj të egër fshihet një grua e butë dhe një nënë e kujdesshme. E pyetur për marrëdhëniet me aktoren kryesore të serialit “Sulltanesha Kosem” ajo u shpreh: “Me Beren jemi bërë shoqe të ngushta, dalim shpesh bashkë”. Kujtojmë se aktoret kanë qenë bashkë edhe në serialin “Fatmagyl”.