Ilir Shaqiri ka dalë nga shtëpia e BBV për të shkuar në Teatrin e Operas dhe Baletit ku e priste Eno Popi. Ai u fut në sallën e madhe dhe surpriza që e priti ishte në fillim takimi me babain e tij e më tej, prania e Inva Mulës, e cila këndoi ‘Valsin e Lumturisë’.
Teksa Inva këndoi, Iliri kërceu në skenë me nënën e tij, Mukades Erebara, një nga balerinat më të suksesshme të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, gjithashtu profesoreshë e zonja.
Performanca e Invës vazhdoi për familjen e Ilirit edhe me një tjetër këngë.