Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO! 30/01/2026
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…” 29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother 29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta  29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Krijoni vend për mundësitë e reja që do vijnë – Horoskopi i muajit Prill për Shigjetarin

03/04/2022
in Horoskopi, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Krijoni vend për mundësitë e reja që do vijnë – Horoskopi i muajit Prill për Shigjetarin

Në fillim të muajit do ndiheni sikur përgjegjësitë tuaja po ju rëndojnë. Është një energji e rëndë, por do të kalojë dhe është këtu për t’ju treguar se ka diçka më të përshtatshme për ju në të ardhmen e afërt. Do jeni më të zënë se kurrë më 10 Prill. Kini kujdes që të mos e teproni me orarin tuaj. Gjithashtu mund të dëshironi të kujdeseni për shëndetin në këtë kohë. 12 Prilli sjell një aspekt përcaktues që ndodh një herë në jetë, kur Jupiteri, planeti i fatit, takohet me Neptunin, planetin e ëndrrave. Kjo është një ditë e fuqishme për të realizuar ëndrrat tuaja. Mund të merrni lajme me fat për pronën ose nga familja juaj. Rinovimet e shtëpisë ose problemet me miqtë mund të shfaqen rreth datës 14 prill. Kjo është koha e duhur për të pastruar hapësirën tuaj. Do krijoni vend për mundësi të reja. Hëna e Plotë mbërrin më 16 Prill dhe sjell një dramë miqsh. A përputhen vlerat tuaja me njerëzit me të cilët po kaloni kohë? A po investojnë miqtë tuaj aq shumë kohë për ju sa ju në ta? Çdo dinamikë jo e shëndetshme do të kontrollohet nën këtë energji të tensionuar. Më 19 Prill do mendoni më shumë për orarin tuaj ditor. A jeni gati për një ndërrim? Do jeni duke reflektuar më thellë mbi shëndetin tuaj fizik, mendor dhe shpirtëror. Më 27 prill, Venusi, planeti i bukurisë, takohet me Neptunin, planetin e krijimtarisë. Kjo është koha për të ridizajnuar shtëpinë ose dhomën tuaj të gjumit. Më 29 Prill do mendoni më thellë për nevojat tuaja kundrejt nevojave të të tjerëve. Më 30 prill, një eklips diellor sjell disa surpriza. Ky është një fillim i ri për rutinën tuaj të përditshme, shëndetin dhe punën dhe është një kohë e mrekullueshme për të hequr qafe një zakon të keq. Në të njëjtën ditë, Venusi dhe Jupiteri, dyshja më me fat në qiell, takohen. Bekimet mund të shfaqen në jetën tuaj të përditshme, kushtojini vëmendje shenjave.






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!

21/01/2026
Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
Next Post
Si ta kuptosh se ke rënë në dashuri

Si ta kuptosh se ke rënë në dashuri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera