Për një emoji! Kris Jenner ka bërë lëmsh rrjetin pas një statusi në Twitter që hodhi dyshimet se Kendall Jenner është në pritje të ëmbël. “Ti mund ta bësh këtë”-shkroi Kris shoqëruar me emojin e një biberoni.
Kaq u desh për të nisur aludimet se Kendall është shtatzënë dhe Twitter po ziente nga statuset mbi pritjen e ëmbël të modeles.
Kjo e fundit reagoi duke “i tërhequr veshin” të ëmës. “Ma, kjo duket si deklaratë shtatzënie”-shkroi Kendall në një postim në Twitter.
Por çfarë ndodhi vërtet? Kris ishte duke parë episodin e ri të “Keeping up with The Kardashians” ku Kendall po kujdesej për fëmijët e Khloe dhe Kim Kardashianit. Kjo ishte edhe arsyeja e statusit të Kris, e cila edhe njëherë arriti të merrte vëmendje duke i bërë të gjithë lëmsh me vetëm një emoji.








