Kris Jenner dha një intervistë për Andy Cohen dhe Anderson Cooper me rastin e ndërrimit të viteve dhe kur Cohen e pyet për marrëdhënien e Kim Kardashian me komedianin Pete Davidson Kris gjeti mënyrën për t’iu shmangur duke përdorur Stormin që hyri në dhomë dhe u hodh në prehrin e gjyshes së saj.
“Hej, Stormi. Hajde ulu. Je një shpërqëndrim i bukur! Koha perfekte për të ardhur. Si me porosi erdhe Stormi. Përshëndet pak kamerën”, tha Kris duke qeshur. Kaq u desh që prezantuesit të heqin dorë dhe të mbyllin lidhjen me Kris.
Kardashian dhe Davidson thuhet se janë në një lidhje që pas koncertit të saj të “Saturday Night Live”, ku të dy ndanë një puthje gjatë një sketch-i.
Më tej i nxitën spekulimet për romancë, kur Davidson kaloi ditëlindjen e 28-të me Kardashian dhe nënën e saj.
“Good timing Stormi! … Right on cue.” – @KrisJenner welcomes granddaughter Stormi Webster’s distraction during a chat with @AndersonCooper and @Andy Cohen. #CNNNYE pic.twitter.com/HjjPzx0nMB
— Anderson Cooper 360° (@AC360) January 1, 2022







