Kris Jenner ka zbuluar së fundmi në trailerin e ri të sezonit të ri të reality show-t “Keeping Up With the Kardashians” se mjekët e saj i kanë gjetur një kist dhe një tumor.
“Unë bëra skanerin dhe ata gjetën një kist dhe një tumor të vogël”, tha ajo dhe Kylie Jenner cila shpërtheu në lot, pak para se motra e saj Kendall Jenner ta përqafonte për ta ngushëlluar.
Zbulimi për problemin e saj shëndetësor në sezonin e ri vjen pasi sezoni i kaluar, vajza e Kris Jenner, Khloe Kardashian, përshkroi se si një “pikë e vogël” në fytyrën e saj mendonte se ishte puçërr, kur në të vërtetë ishte kanceri i lëkurës. Konkretisht, në tetor 2022, Khloe Kardashian zbuloi se i ishte hequr një tumor tjetër nga fytyra.