Ben Affleck dhe Jennifer Garner kanë planifikuar t’i kalojnë së bashku Krishtlindjet për të mirën e fëmijëve të tyre.
Protagonisti i filmit “Batman V. Superman” mund të jetë ndarë nga bashkëshortja e tij që në muajin qershor por kjo nuk i ndalon ata të dy të jenë bashkë më 25 Dhjetor për të mirën e 3 fëmijëve, Violet 10-vjeç, Seraphine 6-vjeç dhe Samuel 3-vjeç.
Një burim për E! News është shprehur: “Ata do të jenë të gjithë si familje. Për ta fëmijët vazhdojnë ende të jenë në plan të parë”.
Ish-çifti ka planifikuar të largohet nga Los Angelos për këtë periudhë festash për t’ju drejtuar një vendi me borë.