Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5! 02/01/2026
Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…” 02/01/2026
Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri 02/01/2026
“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin 02/01/2026
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Kristina Bakiu: Synoj Azinë si modele se këtu paguhesh 200 mijë lekë, do hyj në politikë

31/01/2017
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
Kristina Bakiu: Synoj Azinë si modele se këtu paguhesh 200 mijë lekë, do hyj në politikë

Sapo ka kaluar të 20-at, dhe është gati për të hedhur hapat e parë në modë. Kristina Bakiu ishte nga nuset e sfilatës së “Geraldina Sposa”, ndërkohë që ka provuar eksperienca si “Miss Universe Albania 2013”, apo “Miss World 2015” në ishujt Hanian të Kinës. Duket se ka rrëmbyer zemrën e aziatikëve, të cilët i kanë ofruar një kontratë, që pritet t’i ndryshojë asaj jetën. Për ambiciet dhe ritualin e bukurisë, Kristina jep këtë intervistë për gazetën “Panorama”.





Ke vendosur t’i rikthehesh modelingut me një kontratë jashtë Shqipërisë, në Azi?

Po, kam vendosur që tani e mbrapa t’i përkushtohem totalisht punës si modele, prandaj dhe vendosa që të tentoj jashtë Shqipërisë. Kam firmosur një kontratë pune në Azi, kontrata përmban 3-6 muaj punë atje dhe pres që të nisem shumë shpejt.


16265641_1174593392660625_4234660305407601864_n

se je dy kilogramë mbi peshë. Sa peshon dhe sa duhet të jetë pesha jote ideale si modele me parametrat që kërkon modelingu?

Gjatë festave abuzova pak me ushqimin dhe m’u shtuan dy kilogramë, por që tani iu riktheva përsëri dietës dhe jam duke shkuar në idealen që duhet. Peshoj 55 kg dhe duhet të jem maksimalisht 53 kg.

Çfarë përmban kjo kontratë dhe pse nuk synove Amerikën, si mikesha jote Adrola Dushi?

Mendova të provoj si fillim tregun aziatik, sepse është një treg që ka një fluks pune që mund të them më intereson dhe është shumë mirë për të pasur një eksperiencë sa më të fortë, duke qenë se SHBA ka një konkurrencë të madhe për sa i përket kësaj fushe. Ndoshta kjo eksperiencë e mirë e fituar atje do të më ndihmojë që në një të ardhme të tentoj në tregun amerikan.

15492243_1129940447125920_478447959787939659_n

Çfarë kanë pëlqyer aziatikët në pamjen tënde? Ta kanë evidentuar faktin që ngjan pak me vajzat atje?

Më kanë shprehur se kam një miks fytyre shumë interesante, por më tepër më kanë komplimentuar ngjyrën e syve. I pëlqejnë aq shumë sytë me ngjyrë, sa shumica e vajzave atje përdorin lente.

jzave atje përdorin lente. Je shprehur se në Shqipëri nuk ia vlen të bësh modelen pasi paguhesh maksimalisht 200 mijë lekë të vjetër. Me kontratën e re sa do paguhesh?

Po, në shumicën e rasteve pagesa është maksimalisht 200 mijë lekë të vjetër, ndërsa për kontratën nuk mund të them një shifër të saktë, por sigurisht që është shumë më mirë se këtu.

12311239_864891583630809_2365768309309086151_n

Cila është e ardhmja që dëshirosh të kesh në modë, stilistët për të cilët do të sfilosh?

Nuk është se e kam menduar të ardhmen aq shumë gjatë, sepse gjërat i bëj siç i dëshiroj dhe i mendoj në moment. Mendoj se përveç të gjithash është më shumë çështje fati. Nëse fati do që unë të arrij sa më lart në këtë fushë, shumë mirë për mua. Por sigurisht unë do të përpiqem për më të mirën. Stilistët për të cilët do të doja të sfiloja janë: Versace, Elie Saab, Channel, Fendi, etj.

Modelja perfekte për ty?

Modelja perfekte për mua është Naomi Campbell.

Je shprehur se një modele mund ta vazhdojë karrierën e saj maksimumi deri në moshën 35-vjeçare. Po pas kësaj moshe ku e sheh veten?

Po është e vërtetë. Modelingu është një profesion që s’të premton shumë gjatë. Do të më pëlqente që më pas të menaxhoja një biznes timin apo edhe të ushtroja profesionin për të cilin kam mbaruar dhe shkollën, politologe.

Të kushton shumë të kujdesesh për pamjen, mund të na tregosh ritualin tënd të bukurisë?

Freskia dhe natyraliteti i moshës ma lehtëson pjesën e kujdesit për pamjen, por sigurisht që i kushtoj dhe unë vëmendjen e duhur, siç mund të theksoj kujdesin me ushqimet që janë kryesoret për një shëndet dhe pamje të mirë, pastërtinë e fytyrës nga pluhurat apo makeup e tepërt. Kremrat i përdor gjithmonë me sygjerimin e dermatologes, gjithashtu dhe aktivitetin fizik, që së fundmi e praktikoj shpesh.

Një vajzë e pashme si ty ndihet e plotësuar në dashuri?

Këtë përgjigje po ia lë më mirë jetës sime personale, për të cilën kam zgjedhur të jem shumë e rezervuar./ Panorama

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post
FOTOT/ Kur temperaturat i ngre “seriozja” Elhaida Dani, këngëtarja tregon format seksi

FOTOT/ Kur temperaturat i ngre "seriozja" Elhaida Dani, këngëtarja tregon format seksi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera