Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin! 24/01/2026
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen 24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Kristjana: Si e njoha biznesmenin, tentoi të më përdhunonte mua dhe motrën

10/09/2016
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
Kristjana: Si e njoha biznesmenin, tentoi të më përdhunonte mua dhe motrën

Balerina e club-eve të natës Kristjana Ibro, që u bë e njohur pas mesazheve erotike me reperin Noizy, e që përfundoi në burg pas vjedhjes së një telefoni në banesën e një 46-vjecari me të cilën kaloi natën, tregon të të tjera detaje rreth ngjarjes. Vajza 18-vjeçare tregon se historia nisi kur ajo bashkë me motrën 16- vjeç u ftuan në banesën e një miku dhe aty u takuan me biznesmenin 46-vjeçar, që sipas saj, i ka dhënë kokainë kundër dëshirës dhe më pas ka nisur t’i ngacmojë seksualisht. Gjatë intervistës dhënë për “Bluetooth”, Kristjana tregon edhe njëherë ngjarjen e tmerrshme që ka përjetuar së bashku me të motrën, Vanesën. Biznesmeni fillimisht i ka dhuruar një “Iphone”, por më pas u ka kërkuar favore seksuale. Të dyja vajzat kanë qenë të detyruara të konsumojnë kokainë me të. “Na thoshte që do t’ju bëj keq nëse nuk pini me mua”, tregon më tej Kristjna, e cila ka vendosur ta zgjidhë me anë të drejtësisë dhe çështjen ia ka besuar avokat Artan Gjuzit.





Si e njohët biznesmenin?

E njohëm nëpërmjet një shoku. Unë dhe motra ime i thamë që kishim nevojë për 500 euro dhe ai na tha që një miku i tij do të na i jepte, nëse ne do të rrinim me të. Por vetëm kaq, të rrinim. Dhe ashtu bëmë, shkuam tek shtëpia e tij. Që kur shkuam ai na tha që telefonin e keni dhuratë prej meje. Në fund të mbrëmjes, ai na tha do të na jepte edhe 500 euro. Por, aty pamë që ai pinte kokainë. Pasi piu, ai më tha që duhet të pinte edhe motra ime, e cila është vetëm 16 vjeçe. Na tha që vetëm kështu do të na i jepte edhe lekët. E detyroi motrën time të pinte kokainë.


Si ju detyroi?

Na bëri presion psikologjik. Na thoshte që do t’ju bëj keq nëse nuk pini me mua. Thoshte gjëra që na frikësoi shumë, na kërcënoi edhe me jetë. Nuk kishte rrugë tjetër, veçse të pinim me të. Më pas na tha që do kryejmë marrëdhënie seksuale të tre bashkë.

A bëtë seks?

Jo, nuk bëmë.

A tentoi t’ju afrohej me forcë?

Po tentoi, edhe te motra ime minorene, por ajo dhe unë iu lutëm që të mos na bënte gjë.

Si arritët të iknit nga shtëpia?

Ishte një moment që ai doli nga shtëpia për të marrë doza të tjera kokaine. Ne shfrytëzuam atë moment për të ikur. Morëm telefonin që na kishte thënë se na e kishte bërë dhuratë.

E dinte ai që motra juaj ishte minorene?

E dinte dhe i thoshte që të kam si gocën time, por më pas i bëri dhe ftesën për seks.

Ju kontaktoi më mbrapa?

Po, më ka shkruar. Më thoshte “zogu hajde merr dhe 500 eurot”. Nuk më tha më kthe telefonin, aq më tepër të më thoshte se do më bënte padi për vjedhjen e telefonit.

A keni qenë herë të tjetër me meshkuj për t’i marrë para?

Jo, nuk kemi qenë kurrë. Thashë, këto lekë ne na duheshin sepse do të iknim jashtë shtetit. Do bënte motra ime një vizitë.

A ju ka kërcënuar njeri tani pasi keni bërë denoncimin?

Po, na kanë kërcënuar. Më ka shkruar një mesazh ku më shante me fjalët më të ndyra dhe më ka thënë do të fus në burg.

Çfarë prisni tani?

Tani presim të bëhet drejtësi. Të marrë atë që meriton.

Mendoni se po të rrinit akoma me të, do t’ju përdhunonte?

Patjetër që po. Mendoj që do na bënte shumë keq të dyjave.

Me çfarë merreni ju?

Unë, siç e dinë të gjithë jam balerinë. Nëpërmjet punës mbaj të gjithë familjen time.

Tags: KRISTJANARrefim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post
FOTO/ Nora Istrefi shfaqet e palyer, shpërthejnë fansat

FOTO/ Nora Istrefi shfaqet e palyer, shpërthejnë fansat








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera