Sipas Daily Mail djali i Princit Harry e ka parë gjyshin e tij vetëm dy herë nga momenti i lindjes së tij. Gjithashtu duka dhe dukesha e Cambridge mund t’i numërojnë me njërën dorë të gjitha herët që ata kanë takuar Archie.
Humnera e krijuar mes Princit Harry dhe Princit William duket se ka ndikuar dhe tek Archie dhe kushërinjtë e tij.
Harry dhe Meghan rrallë mund të kenë dalë në publik dy muaj pas lindjes së tij dhe pas kësaj ata kanë udhetuar në Ibiza dhe më pas në jug të Francës. Ata gjithashtu refuzuan t’i bashkoheshin familjes mbretërore në pushimet e përvitshme në Skoci dhe pas kësaj ata u zhvendosën në Kanada e më pas në Kaliforni ku blenë pronën e tyre prej 11 milionë paund./revistawho.com








