Kryeipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji ka thënë se shpejt mund të ketë sulme terroriste në Prishtinë, Shkup e Tiranë si pasojë se disa njerëz kanë ushqyer frymën e mosdurimit dhe urrejtjes.
Për këtë aryse, ai ka bërë thirrje institucioneve shtetërore, politike, fetare e kulturore të mos bëjnë sehir por të punojnë në parandalimin e akteve terroriste siç kanë ndodhur në Paris, Bangladesh e Stamboll.
“Kjo frymë e mosdurimit dhe urrejtjes në mënyrë të çuditshme ka depërtuar edhe tek disa njerëz tanë. Kështu, që ngjarjet e Stabollit, Bangladeshit, Parisit shpejt mund të vijnë në Prishtinë, në Shkup ose në Tiranë”, ka thënë Dodë Gjergji, në në meshën kushtuar viktimave në Stamboll e Bangladesh./opinion.al