Ne rendim pas kujtimeve çdo ditë, në ato arkivat e vjetra të pluhurosura të nostalgjisë të cilat na dhurojnë ndjesi të forta, të paqta e të pakrahasueshme. E teksa kërkojmë t’i rikrijojmë ato fragmente speciale, enden përballë nesh, ato që janë të paharrueshme që kanë ecur në çdo kohë me ne në të njëjtën udhë.
Këtë përjetim më fali papritur një reklamë së fundmi, e cila më risolli ndërmend kujtime që më ngrohën shpirtin. Pa një pa dy, m’u kujtuan shishet e Coca-Colës. Edhe ato, ashtu si unë kremtojnë një përvjetor me rëndësi, duke lënë pas të njëzetat dhe duke festuar 30-vjetorin.
Dhe ato kujtime, erdhën furishëm, vrullshëm, plot emocione. Ato më dërguan diku gjetkë, në atë copëzën e jetës sime që e dua aq shumë.
Ej, e kam të vështirë të besoj që jam rritur çdo ditë krah për krah një marke që erdhi në Shqipëri për herë të parë më 1994, si produkt i prodhuar këtu, jo thjesht i importuar nga jashtë.
Shishja e parë, më pas shumë të tjera shoqëruan shqiptarët në tavolinat me familjet, me miqtë, duke ndarë pasione, gëzime dhe emocione të papërshkrueshme si ndeshjet e futbollit apo koncerte.
I mbaj mend ato shishet e vogla që i vendosnim përbri televizorit “Lura” apo kudo tjetër që të mund të na zbukuronin hapësirat e shtëpisë. Shishen e Coca-Colës nuk mund ta flakje kurrsesi, pasi shijoje shijen e saj unike.
Dhe jo vetëm atëherë, më vjen ndërmend 18-vjetori im, kur edhe shishja festonte po të njëjtin përvjetor si unë rrethuar nga miqtë e mi. Më vijnë në mëndje edhe zërat “Një Coca-Cola të lutem”, në bar, në festa. Në çdo ambient, ishte një shishe e vogël, një kanaçe ose një gotë Coca-Cola e cila në çdo rast, dhuron kënaqësi, freski dhe çaste të papërsëritshme mes njerëzve të dashur.
Vitet kaluan si pa kuptuar, shishja e vogël e Coca-Colës mbi çentro pushtoi çdo cep, duke u vlerësuar çdo ditë e më tepër nga shqiptarët, shija e saj ishte aty kur kishe etje dhe të duhej freski, me ose pa sheqer.
Dhe po, sot unë dhe Coca-Cola jemi plot 30 vjeç, e teksa kjo e fundit feston këto vite magjike në Shqipëri, unë kthehem prapa në fëmijëri kësaj radhe duke takuar miqtë e mi të vjetër, më të cilët ndaj kujtime unike. Me ta, ndaj kënaqësinë e të shijuarit Coca-Cola, teksa kujtojmë me mall të shkuarën, por edhe flasim për të tashmen dhe të ardhmen.
Tani që një markë globale si Coca-Cola është bërë kaq shqiptare, shija është sigurisht ende e njëjtë dhe çdo gllënjkë është si e para që kam shijuar… Coca-Cola më bën të ripërjetoj momentin kur shijova atë shishen e parë mbi çentron e shtëpisë në fshat, e me të njëjtën shishe bëj gëzuar sot për triumfet, për jetën.
Coca-Colën ndyshoi prefiksin nga 2 në 3 dhe vijon të jetë gati, jo vetëm për kujtimet e mrekullueshme që patëm dikur, por edhe për të rejat që do kemi.
Disclaimer*
Me rastin e lancimit të spotit të ri, Coca-Cola më ftoi të ndaja kujtimet e mia lidhur me markën dhe produktin.