Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit 30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…” 30/01/2026
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n 30/01/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO! 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Kur Blendi Klosi festoi ditëlindjen 2 ditë para dasmës, Alketa Vejsiu u shfaq për herë të parë me bashkëshortin

23/09/2017
in Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Kur Blendi Klosi festoi ditëlindjen 2 ditë para dasmës, Alketa Vejsiu u shfaq për herë të parë me bashkëshortin

Dy ditë më parë në 17 janar, deputeti socialist, Blendi Klosi ka festuar 37-vjetorin e lindjes. Miqtë më të mirë të çiftit u mblodhën në ambientet e këndshme të bar “Caramel”, në qendër të Tiranës, për t’i uruar atij: Gëzuar ditëlindjen. Bashkëshortja e Blendit, Nora është marrë me gjithë organizimin e mbrëmjes, e cila sa e thjeshtë në dukje, kishte edhe “komplikimet” e saj për nga ana e përgatitjeve. Miqtë, të cilët i përkasin fushës së artit dhe politikës, por edhe të afërm të Blendit dhe Norës, kanë dëfryer për orë me radhë në trokitjen e gotave të verës dhe shijimin e kokteilit të përgatitur me shumë kujdes. Ndër të tjerë në festë kanë qenë të pranishëm dhe miku i ngushtë i Klosit, Ben Blushi, gazetari i njohur, Blendi Fevziu etj. Surpriza më e bukur ka qenë torta e porositur nga Nora, qirinjtë e së cilës janë fikur afër mesnatës.


Të ftuarit VIP në 37-vjetorin e Klosit – Shfaqet për herë të parë Alketa Vejsiu me bashkëshortin
Alketa, sot feston 24 vjetorin e lindjes
Ndër të ftuarit e ngushtë të çiftit Klosi ishte edhe Alketa Vejsiu e cila për të parën herë fotografohet nga paparaci me bashkëshortin e saj. Me një elegancë që i karakterizoi gjatë gjithë kohës, çifti qëndroi përgjatë mbrëmjes i qeshur ndërsa ishin akomoduar të ulur përballë njëri-tjetrit në poltronat e rezervuara për ta. Pikërisht sot, dy ditë pas ditëlindjes në të cilën është e ftuar, mbushen plot 24 dimra për prezantuesen e mirënjohur Alketa Vejsiu. Ajo ka lindur më 19 Janar të vitit 1984. Kjo ditëlindje e gjen Alketën me vajzën e saj të vogël Nicole në familjen e re të krijuar tashmë prej disa kohësh. Burime shumë të afërta të show-girlit rrëfejnë se është e përkushtuar gjatë gjithë ditës me vajzën e saj Nicole. Nuk dihet nëse sot Alketa do të organizojë ndonjë festë për ditëlindje apo do të jetë thjesht një mbledhje “intime” në familje me të afërmit e saj. Duke u përqëndruar paksa tek jeta prej nëne e Alketës mund të themi se ajo qëndron gjithë kohën me vajzën dhe e ndjek në cdo moment, madje gati-gati është kthyer në ‘manjake’. Nga gjithë të afërmit dhe miqtë e saj më të ngushtë njihet si një mama shembullore. Lexon shumë për ecurinë dhe rritjen e fëmijëve të vegjël, preokupohet në maksimum për shëndetin e të voglës së saj në mënyrë që asnjë grip në qarkullim mos ta prekë. Vajza e Alketës për hir të së vërtetës nga të njohurit e ciftit cilësohet si një fëmijë i bukur me flokë të verdhë dhe më sy bojëqielli, mjaft i shëndetshëm dhe i lezecëm. Por në fakt, kohët e fundit Alkteës i duhet të largohet pak orë në ditë nga Nicole duke e lënë atë me gjyshërit pasi projekti i saj më i fundit merr startin në muajin Shkurt. E teksa vetëm pak  kohë na ndan nga fillimi i programit, Alketa dhe personi i saj më i besuar me të cilën ka patur gjithë bashkëpunimet Vera Grabocka, po punojnë fort. Tashmë projekti është në përgatitjet e fundit, ndërsa Grabocka po merret me detajet përmbyllëse. Programi që Alketa do të drejtojë ka për bazë trajtimin e cështjeve familjare, duke e sjellë ‘C’e posta per te’ edhe në Shqipëri. Janë disa rastet që stafi realizues ka pikasur për fillimin e emisionit ndërsa në kërkim janë të tjera raste që presin zgjidhje.


Bushati, çifti Blushi dhe Atnikolla,
në tryezë të përbashkët
Pranë çiftit në këtë përvjetor të ditëlindjes kanë qenë edhe stilistja Enada Atnikolla, e cila ndodhej e ulur pranë çiftit Blushi. Po kështu në tavolinën e tyre ishte edhe gazetari Andi Bushati. Enada Atnikolla ka qenë e përzgjedhura e Norës për një nga fustanet e nusërisë të përdorur në mbrëmjen që u festua me shoqërinë. Ajo këshillohet shpesh me te në stilimin e mjaft veshjeve, kryesisht funde dhe fustane. Herë pas here Nora është afruar tek tavolina e tyre për të ndenjur sado pak me ta edhe pse mbrëmja për të ka qenë shumë e zënë, duke u marrë me pritjen e të ftuarve dhe organizimin që çdo gjë të shkonte mirë.


Ditëlindja e Klosit dëfren Idrizin dhe Abazin
Kanë trokitur shumë herë gotat me verë, kanë qeshur aq sa nuk bëhet më dhe kanë qëndruar gjatë me njëri-tjetrin. Dy deputetët e partisë socialiste Sadri Abazi dhe Shpëtim Idrizi janë mbledhur sërish bashkë në ditëlindjen e Blendi Klosit. Kohët e fundit “dialogu me Shqipërinë”, nisma e PS i ka ulur thuajse çdo darkë në tryeza festive, por duket se në këtë mbrëmje kanë hequr dorë nga leksionet dhe udhëzimet ndaj antarësisë për t’u përqëndruar vetëm tek gëzimi i ditëlindjes së deputetit më të vjetër se ta por më të ri në moshë, Blendi Klosi.

Ky shkrim u botua më 19 janar 2008 ne “Gazeta Shqiptare”

 






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
HISTORIA/ E braktisën sapo lindi në mes të rrugës, pas 49 vitesh takon djalin që i shpëtoi jetën

HISTORIA/ E braktisën sapo lindi në mes të rrugës, pas 49 vitesh takon djalin që i shpëtoi jetën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera