“Kur do martohesh?”, është kjo pyetja që na shoqëron për shumë gjatë ne beqarëve (sidomos vajza) apo edhe atyre që kanë një lidhje, por ende nuk kanë marrë hapin tjetër. Ja këtë herë kjo pyetje iu bë edhe Mariza Ikonomit dhe këngëtarja u përgjigj me të qeshur.
“Ehuu prit njëherë të pijmë këtë gotën ose këtë shishen, pastaj të shohim”, i tha Mariza gazetarit të “Stop” teksa ndodhej në një festë.
Mariza foli vitin e kaluar për personin që i ka rrëmbyer zemrën, por pa e zbuluar identitetin e tij.
“Jam falënderuese shumë për dashurinë time. Sinqeriteti, mirëkuptimi dhe patjetër përkushtimi e bëjnë solide një histori dashurie, edhe respekti patjetër”, tha këngëtarja, e cila po e shijon në privatësi lidhjen dhe e lumtur, gjë që për momentin besojmë ka më shumë rëndësi se fejesa e martesa.