Çdo nënë do të donte të mos shkëputej asnjë sekondë nga fëmijët, por puna dhe angazhimet e përditshme bëjnë që për disa orë të qëndrojnë larg. Këtu bëjmë përjashtim ditën e sotme, për Bieta Sulon dhe Sara Hoxhën. Bieta ka treguar se Kroi sot e ka kaluar ditën me të në studion e “Ftesë në 5”, duke publikuar disa foto ku vogëlushi shfaqet krah të ëmës teksa ajo rregullohet para emisionit e deri kur e zë gjumi në krahët e Xhuljanës, gazetares së “Ftesë në 5”.
“Sot meqe nuk shkoi dot ne kopesht, Kroi, filloi trajnimin ne televizion, por kuptoi qe ishte pak e veshtire kjo e jeta e te rriturve… fjeti fiks kur duhej 4.30-6 “-shkruan Bieta.
View this post on Instagram
Pastaj kemi dhe Poemën që nuk iu nda mami Sarës as në seancat e jogës. Ishte vetë Sara që publikoi disa foto nga seanca e jogës, ku sot e ka shoqëruar edhe Poema. Vogëlushja duket shumë e lumtur që nuk e la mamin vetëm dhe që tani po mëson si të bëjë joga.








