Për darkën këtë të shtunë në shtëpinë e Bashës është kujdesur vetë kreu i PD-së. Ka qenë bashkëshortja e tij, Aurela, ajo e cila ka postuar një video ku Basha po gatuan me tigan në dorë.
Pasi e piperos/kripos gatimin në tigan, Basha kthen papritmas kokën dhe sheh që Aurela po e filmon.
“Mos na hidh në Instagram”-dëgjohet të thotë ai ndërsa Aurela ia kthen “Jooo zemër”. Ndonëse vetëm pak më vonë e ka postuar videon duke treguar se Basha gatuan më mirë se ajo.
“Burri im Lulzim Basha gatuan edhe më mirë se unë (kur ka kohë)”-shkruan Aurela.
View this post on Instagram








