Ata janë çift arti, ndër më të suksesshmit në Shqipëri e si të tillë jetën me njëri-tjetrin e mbajnë të rezervuar. Ama kur shohim një dedikim nga regjisorja më e famshme shqiptare për bashkëshortin e saj, aktor i madh, nuk mund të mos e përcjellim. I madhi Timo Flloko ishte i ftuar në programin e se dielës të Adi Krastës në “Top Channel”. Këtë moment special televiziv, Vera Grabocka e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, duke shënuar thjesht një zemër, një shënim që thotë shumë…/ revistawho.com








