Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh duket se nuk do të ndjekë rrugën e prindërve të saj në aktrim. Shiloh-s i pëlqen kërcimi. 16-vjeçarja tregoi aftësitë e saj në kërcim teksa kërcente me këngën e re të Doja Cat, në një video të postuar nga instruktori i saj.
“Asaj i pëlqen të kërcejë. Është mjaft e talentuar dhe ka disa vite që shkon në këto leksione. Brad dhe Angelina janë të dy shumë krenarë. Ata nuk do të kishin asnjë problem nëse ajo dëshiron të bëhet profesioniste, por ata nuk po e shtyjnë atë në asnjë mënyrë”, thanë disa burime për “Us Weekly.