Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin! 13/01/2026
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin 12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

“Kur xhiroj një videoklip harroj të ha, nuk jam diplomuar për kanto, por…”, Orgesa Zaimi rrëfen 10 gjërat që nuk dini për të

26/07/2018
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Kur xhiroj një videoklip harroj të ha, nuk jam diplomuar për kanto, por…”, Orgesa Zaimi rrëfen 10 gjërat që nuk dini për të

Orgesa Zaimi prej vitesh ka zënë vend në skenat shqiptare si një nga këngëtaret më të mira të muzikës ‘live’. Ajo ka marrë pjesë në festivale të ndryshme dhe është vlerësuar me çmime. Së fundmi ka publikuar videoklipin e një prej këngëve më të bukura të saj, e cila u prezantua fillimisht në ‘Festivalin e 56 të këngës në RTSH’. “Ngrije zërin” rezultoi një sukses për mesazhin që përcillte dhe çdo detaj tjetër. Edhe pse nënë e dy fëmijëve, Orgesa ja ka dalë të gjejë mënyrën perfekte për të balancuar jetën familjare dhe punën që i merr shumë kohë. Për revistawho.com këngëtarja e detajeve të veçanta ka treguar 10 gjërat që nuk dimë për të.





“Jam shumë e zonja në kuzhinë. Gatuaj shumë mirë dhe shumë lloje gatimesh, por shumë pak njerëz e dinë që unë s’di të bëj byrek. E kam pasur gjithnjë bezdi brumin dhe petat e byrekut. As byrek nuk ha, sepse nuk me pëlqen.

Jam shume spirituale, që do të thotë se në moshë shumë te vogël 7-8 vjeç pa predikimin e askujt kam gjetur një lidhje dhe besim për Zotin. Besoj shumë në një Krijues.


Kam disa zakone ose rutina para se të këndoj në një eveniment të rëndësishëm si festival ose koncert i madh, një ndër to është ky: ‘Para se të dal në skenë shaj me fjalë të pista nën zë kjo më qetëson dhe heq emocionet’.

Kur xhiroj një videoklip harroj të ha ose të pi dhe mund të rri në këtë gjendje harrese dhe pa ushqim deri në 24 orë pa e vënë re, kjo me dobëson 2-3 kile menjëherë.

Babi im ka qenë ai që ka zbuluar talentin tim madje ai ka qenë menaxheri im i parë dhe i vetëm. Pasi më kompozoi këngën time të parë në moshën 6 vjeçare unë fitova çmimin e parë në festivalin e fëmijëve me këngën “Balerinë e Vogël”.

Kam 2 këngë që i kam kompozuar vetë, por që nuk dua t’i publikoj asnjëherë, të paktën sa të jem gjallë.                                                                                                                                                                      Kam 8 vjet që vuaj nga ndotja e madhe akustike dhe dhimbje veshi kjo për shkak të punës që bëj dhe faktit se jam gjithnjë afër bateristit në skenë.

Shumë njerëz mendojnë se unë kam mbaruar Liceun dhe Akademinë e Arteve në degën e kantos por në të vërtet unë jam autodidakte në muzike dhe në fakt jam diplomuar për Gjuhë dhe letërsi. Kjo do të thotë që nëse dua mund të bëhem mësuese e letërsisë në ndonjë gjimnaz. ‘Go Zysha’

Vajzës sime Bora, ja kam vendosur vetë emrin kur isha me të shtatzënë në muajin e 8-të, pasi bashkë me tim shoq nuk dinim cilin emër ti vendosnim nga lista e përzgjedhur. Një natë pashë një ëndërr ku shikoja një vajzë të vogël dhe i thërrisja Bora. Kështu mendova se ishte i shkruar.”/revistawho.com

Tags: 10 gjerat qe nuk dini perOrgesa Zaimi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Beyonce publikon foton e rrallë të binjakëve, të vegjëlit rriten çdo ditë

Beyonce publikon foton e rrallë të binjakëve, të vegjëlit rriten çdo ditë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera