Dojna Mema dhe Eva Murati kanë bërë xing veshjesh së fundmi me një fustan blu që ka gjithë detajet më trendy të momentit në një stilim. Supe të fryra, dekolte e hapur, prerje te beli, një të çarë anash dhe shume delikatesë në copë, ky fustan me siguri është ndër më të bukurit që kemi parë në ekran. E para e veshi Dojna, ndërsa pas saj Eva Murati, e cila u shfaq me të rreth një javë më parë në studion e Champions League.
Ndërsa Dojna me këtë fustan mbuloi shtatzëninë në një prej javëve kur prezantonte Fun Club BBV. Kujt mendoni se i shkon më shumë?









