Vërdallë në Instagram me siguri ju ka rënë në sy rikthimi i markës Chrome Hearts që në gjithë botën, njihet si një nga të preferuarat e VIP-ave. Tek ne, të parat i veshën Sarah Berisha dhe Xhensila Myrtezaj.
Sarah, në një dalje në mbrëmje, i kombinoi me crop top dhe xhizme të zeza me takë, ndërsa Xhensila, në pushimet e saj me familjen, veshi një crop top në ngjyrë jeshile dhe atlete, teksa pozonte me Ajkën, edhe ajo e veshur thuajse njësoj.

Kaq thjesht, këto xhinse pritet të pushtojnë rrugët. Marka Chrome Hearts, njihet për çmimet relativisht të larta dhe detajet me kryqe që janë dizajn zakonisht i xhinseve./revistawho.com








