Jori Delli është banorja më e re që iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP mbrëmjen e të shtunës dhe ka rënë menjëherë në sy. Jori është 28 vjeç, ka lindur në Parma, pasi prindërit e saj shqiptarë emigruan në Itali. Jori është diplomuar në inxhinieri, por njihet si modele, blogere dhe një nga gazetaret e SportItalia.
Jori e kishte shprehur edhe më parë dëshirën për të hyrë në Big Brother VIP.

Në Itali ajo ka marrë komplimente në transmetim live për look-un e saj edhe nga ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi.
Dikur Jori Delli bëri jehonë në mediat italiane, pasi është shprehur se ka takuar futbollistët më të famshëm, Ronaldon dhe Neymar. Madje në vitin 2019, Delli ka qenë protagoniste në një spot reklamash, ku shfaqeshin edhe këta dy futbollistë.











