Serialit “Bixhoz me dashurinë” i është bashkuar së fundmi edhe një personazh i ri me emrin “Kamini” e cila luan rolin e mamasë së Ranvirit. Ndonëse luan rolin e një personazhi negativ, në jetën reale aktorja Amrapali Gupta njihet si një person shumë pozitiv. Ajo është 30 vjeç dhe e martuar me aktorin indian Yash Sinha. Çifti janë prindër të një djali me emrin Kabir. Amrapali Gupta ka një karrierë të gjatë në kinematografi dhe ka luajtur shumë filma dhe seriale. Ajo është shumë e kërkuar nga regjisorët dhe menjëherë pas rolit në “Bixhoz me dashurinë” iu ofrua një rol i ri në një serial tjetër. Por aktorja gjen kohën edhe për familjen e saj të bukur me të cilët poston shpesh foto. Më poshtë ju tregojmë disa foto të saj me bashkëshortin dhe djalin. /revistawho.com