Prej pak ditësh në serialin “Bixhoz me dashurinë” po luan edhe personazhi më i ri, “Malika” e cila dikur ka qenë e dashura e Shivait. Ajo ka krijuar shumë miqësi me Anikën dhe në të ardhmen do e shpëtojë dashurinë e Shivait me Anikën edhe pse Pinki do dëshirojë t’i ndajë. Por përpos rolit të saj në serial, aktorja në jetën reale është gjithashtu shumë e dashur. Aktorja Surbi Xhoti nuk rrjedh nga një familje artistësh por aktrimin e ka filluar me dëshirën e saj. Ajo ka punuar si prezantuese në radio dhe më pas luajti disa role në teatër. Famën e madhe 30-vjeçarja e mori në vitin 2012 në një serial indian prej të cilit një vit më vonë fitoi edhe çmim. “Malika” numëron dhjetëra role në seriale dhe ka arritur të ketë miliona fansa./revistawho.com