“Sonte një surprizë me dy të ftuar specialë”, thuhej në spotin e natës së sotme live të Big Brother VIP. Pikërisht Yll Limani dhe Ledri Vula do hyjnë sot në shtëpinë më të njohur në Shqipëri. Sigurisht nuk bëhet fjalë për izolim të dy artistëve në shtëpi, por me shumë gjasa një performancë nga ato të bukurat me hitet më të mëdha të dy artistëve.

Duke marrë parasysh angazhimet e tyre dhe faktin që produksioni nuk ka lajmëruar hyrjen e banorëve të rinj, shtëpia pritet të ndizet nga muzika dhe atmosfera elektrizuese./revistawho.com








