Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi! 15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan… 15/02/2026
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kush janë vajzat e baballarëve të pasur, jeta luksoze që shfaqin në rrjet

12/08/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Kush janë vajzat e baballarëve të pasur, jeta luksoze që shfaqin në rrjet

Të bukura, të lira, vijnë nga familje të pasura. Këto janë vajzat më të ndjekura shqiptare në Instagram, të cilat jetojnë jashtë vendit për arsye studimi apo pune, dhe që Shqipërisë i rikthehen për pushime ekstravagante në Jug.





Ato bien më shumë në sy këtë verë me pushimet e tyre superluksoze, veshjet dhe aksesorët e shtrenjtë dhe linjat superelegante. Janë më shumë se katër, por kemi përzgjedhur për këtë shkrim katër prej tyre, duke qenë se janë më aktivet në rrjetet sociale në këtë stinë të nxehtë.

E para quhet Erisa Kaçupi, e dashura gjithë stil e regjisorit Iv Tase, nipit të showman-it të njohur, Ardit Gjebrea. Ajo ndjek studimet në Angli, ndërkohë që është bashkuar me partnerin e saj për të shijuar në maksimum pushimet në plazhet e Jugut.11111111111111111111


Erisa është e bija e Skënder Kaçupit, dekanit të Fakultetit Juridik të Tiranës. Edhe pse nuk është pjesë e showbiz-it, ajo është përfolur edhe më parë për jetën superluksoze të mundësuar nga i ati.

Për të vazhduar me Megi Ndokajn, modelen dhe ish-balerinën e programit “E diela shqiptare”. Prej kohësh ajo është zhvendosur në New York, për të bashkëpunuar me një kompani kërcimi, një e ardhme e mundësuar nga prindërit e saj. Megi është vajza e vetme dhe e llastuar e Roberta Mones, koreografes dhe pedagoges së njohur të Universitetit të Arteve në Tiranë dhe ish-deputetit të njohur, Jak Ndokaj.megi ce72a632e8722360d9f838e987030039

Një tjetër vajzë e bukur që bën përshtypje me jetën e luksit dhe fotot që poston në Instagram është “Miss Shqipëria 2012”, Kleoniki Delijorgji, vajza e biznesmenit Mihal Delijorgji. Niki tashmë i është përkushtuar modës, dhe po e zhvillon karrierën e saj mes Italisë, Francës dhe Anglisë. Edhe Niki kthehet në Shqipëri për ndonjë pushim të shkurtër, pasi siç e ka shprehur edhe vetë në media, të ardhmen e saj e sheh vetëm jashtë Shqipërisë.222

Adela Lami është një tjetër vajzë, pjesë e artit, e cila ndodhet në Shqipëri vetëm për të pushuar në plazhet e Jugut, pasi ajo tashmë është vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për karrierë ndërkombëtare si balerinë. Ajo tashmë ka një kontratë me kompaninë “Ajkun Ballet Theatre” në Nju Jork, ndërkohë që njihet si biondja që ka nisur karrierën shumë herët në Akademinë e Yjeve për të qenë më pas një nga solistet e Teatrit të Operës dhe Baletit. Për shkak të angazhimeve me këtë kompani, asaj i duhet të udhëtojë shumë.m333

Fotot nga udhëtimet e saj të shpeshta anembanë botës në rrjetet sociale e kanë bërë të njohur, për faktin se ajo bie në sy për luksin dhe stilin e jetës, që do ta ëndërronte çdo artiste. Edhe Adela është një nga vajzat që ka lindur me këmishë, pasi ajo është fëmija i vetëm i një ndërtuesi të pasur, emrin e të cilin ka preferuar të mos e bëjë publik./ panorama

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!
Breaking News

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!

15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…
Breaking News

“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…

15/02/2026
Në 10-vjetorin e karrierës, Kida ka një falënderim të veçantë!
Breaking News

Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit?

15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…
Breaking News

U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…

15/02/2026
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara?

15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Next Post
LAJM I FUNDIT/ Zi në familjen Berisha, ndahet nga jeta njeriu i afërt i ish-kryeministrit

INTERVISTA/ "Në familje ajo ishte mbretëresha"... Si shprehej Berisha për të motrën, që sot nuk jeton më








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera