Motrat rriten, por mbesin përherë fëmijë në shpirt dhe kur janë bashkë këtë anë e shfaqin hapur. Këtë na tregoi edhe Almeda me motrën e saj, Ilda. Bukuroshja ka publikuar disa video të vitit që lamë pas duke kujtuar disa momente shumë argëtuese për të. Tek njëra video shfaqet Ilda që përpiqet të hapë një kosh mbeturinash me këmbë duke e kthyer situatën në shumë argëtuese për Almedën. Ndërsa tek video në vazhdim dy motrat kërcejnë në një trampolinë të përqafuara dhe të qeshura.


Motrat Abazi që jetën e kanë ndërtuar në Turqi, pavarësisht se Shqipërinë e duan dhe e vizitojnë shpesh, na kujtuan që ajo pjesëz e vogël e shpirtit e cila lidhet me fëmijërinë është ende këtu, por ndonjëherë duhet një motër ose vëlla që ta bëjë më të dukshme./revistawho.com








