Në një kohë kur të qenurit ‘fit’ trajtohet si detaj shumë i rëndësishëm, Jessie J ka publikuar një foto me bikini në ‘Instagram’ duke treguar se nuk e bezdis prania e celulitit.
“Mu deshën vite që ta bëja flokun të dilte kështu në foto. Hija ime tregon gjendjen time emocionale për momentin. Oh dhe për ata që do shkruajnë që kam celulit. E di. Zotëroj një pasqyrë”,-ka shkruar ajo krahas fotos nga plazhi, duke i paraprirë komenteve për praninë e celulitit.
Kjo nuk është hera e parë që Jessie J ka folur për trupin e saj, ose ka publikuar foto që hapin diskutime. Shpesh, këngëtarja ka vënë theksin tek dashuria për veten dhe trupin, si mënyra më e mirë për të arritur gjithçka ëndërron.
30-vjecarja është më e lumtur se kurrë duke shijuar disa ditë pushimi, ndërsa së fundmi ka pranuar lidhjen me Channing Tatum, me të cilin u fotografua dorë për dore pak javë më parë. / revistawho.com