Pak ditë më parë Hueyda El Saied deklaroi se ajo dhe partneri i saj Mishel i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe kaq u deshë që ky lajm të bënte xhiron e portaleve.
Por siç e pranoi edhe vetë “çokollata” e ekranit shqiptar, ajo tashmë e ka kaluar këtë moment paksa të vështirë në jetën e saj.
Hueyda dhe djali i saj Gabriel ndodhen në Tiranë dhe showgirl-i shqiptar, është duke shijuar çdo moment me miqtë e saj.
”Po festojmë fillimet e reja me miq të vjetër”, shkruan ajo në dixhiturën e kësaj fotoje që ka postuar në rrjetet sociale.

Andaj mund të themi me plot bindje se Hueyda e ka hedhur pas krahëve të shkuarën./revistawho.com








