Vitet e fundit, ka pasur një tendencë për emra të rinj për fëmijët e porsalindur në vendin tonë. Megjithatë, emrat e vjetër dhe tipikë të zonave të ndryshme, vijojnë të mbeten të përhaur.
Në 10 qytete të vendit emri më i përhapur është Mimoza. Më pas emri i dytë më i përhapur është “Fatime” në 7 qytete, ndjekur nga emri Kristina që në 6 qytete në Jug – Lindje të vendit është më i përhapuri.
Kujtojmë se në listën e emrave për djemtë dhe burrat, emri më i përdorur në disa qytete të vendit është Arben, por nuk mungojnë as emrat Bajram, Ndue, Vasil, Gjergji etj.
Më poshtë ju sjellim edhe hartën me emrat më të përhapur për gratë dhe vajzat sipas qyteteve.