Jennifer Aniston ka qenë së fundmi e ftuar në emision e Ellen DeGeneres, aty ku ka rrëfyer të rejat më të fundit nga jeta e saj dhe projekteve në kinematografi. E pyetur nga Ellen nëse do të ketë një rikthim të serialit të famshëm ‘Friends’ pas insistimit të gjatë nga fansat e tyre, Jennifer ka pohuar se nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.
“Ne do donim të bënim diçka, por nuk e dimë ende konkretisht se çfarë, por po provojmë diçka të gjithë, po punojmë të gjithë për diçka”, u përgjigj Aniston në studion e DeGeneres. Me siguri pas kësaj deklaratë fansat e ‘zjarrtë’ të serialit të njohur do të jenë lumturuar edhe më shumë.
‘Friends’ është një prodhim amerikan nga NBC gjatë periudhës 1994 – 2004. Seriali ‘Friends’ mori kritika pozitive dhe shpejt u bë një ndër serialet më të ndjekur jo vetëm në ShBA, por në tërë botën, pasi u nominua për 63 çmime ‘Emmy’./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B4LSK34hPO3/