Kthjellimet dominojnë të gjithë vendin deri në mesditë kur në zonat veriore do të ketë zhvillim të vranësirave dhe mundësi për shira të izoluar.
Pjesa e dytë e ditës, vijon me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa vranësirat shtrihen nga veriu, në verilindje dhe juglindje të vendit duke rrezikuar nga shira të përkohshëm, të izoluar. Gjatë natës, pjesa më e madhe e vendit mbetet kryesisht me kthjellime por vranësira e shira të dobët do ketë në zona të izoluara të kufirit lindor.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të sjellin një rënie të lehtë, më e ndjeshme në zonat veriore dhe lindore, gjatë orëve të mesditës.
Era do të fryjë mesatare deri pas mesdite kur pritet forcim i erës duke arritur shpejtësi deri 42 km/h nga drejtimi dominant verior, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.
Europa
Pjesa më e madhe e Europës, nga Perëndimi në Lindje dhe nga Jugu në Veri, dominohet kryesisht nga kthjellimet.
Përjashtim bën Europa Verilindore duke përfshirë vendet e Balltikut ku moti do të jetë me vranësira dhe shira intensivë të shoqëruar herë pas here me stuhi të forta./noa.al