Zonat bregdetare dhe të ulëta paraqiten me mot të kthjellët ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore veriore gjatë orëve të mesditës.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime në ultësirën perëndimore dhe zonat jugore ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore veriore dhe verilindore, më të dukshme në ekstremin verior të territorit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje me 1- 2°C, në të dy vlerat ekstremale ditore.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 27- 30 km/h nga drejtimi verior- veriperëndimor duke gjeneruar në det, dallgëzim deri 2- 3 ballë.
Europa
Pjesa më e madhe e kontinentit paraqitet me mot kryesisht të kthjellët ku temperaturat e larta dominojnë Europën Jugperëndimore ndërsa temperatura relativisht më të ulëta do të regjistrohen në Qendër dhe Juglindore të Europës.
Ndërsa, ishujt Britanikë dhe Zona e Alpeve të Europës dominohen nga vranësira dhe shira të herë pas hershëm. Po ashtu, me vranësira dhe rrebeshe shiu mbetet edhe Verilindja e Europës./noa.al/