Për herë të parë, Miley Cyrus ka treguar në një intervistë për programin ’Skavlan’ se si arriti të “shërohej” pas divorcit me Liam Hemsworth dhe pse ai proces nuk e bëri të qajë.
“Kam kaluar një traumë dhe shumë humbje gjatë dy viteve të fundit. M’u dogj shtëpia në Malibu dhe kam kaluar një divorc, humba gjyshen më të cilën kisha një lidhje shumë të ngushtë. Në një farë mënyre, nuk kalova kohë duke qarë mbi divorcin dhe kjo nuk ishte sepse isha e ftohtë ose po përpiqesha të mos ndjeja diçka, por ishte thjesht sepse nuk do ta ndryshoja atë”, pranoi Miley në bisedë.
Cyrus tregoi gjatë intervistës së si ka mundur ta rikuperojë gjendjen emocionale, duke shtuar se udhëtimet e kanë ndihmuar të ndihet më mirë.
“Jam shëruar përmes udhëtimeve dhe duke takuar njerëz të rinj. Kur humb një person, një tjetër vjen në jetën tënde”, përfundoi Cyrus duke shtuar se është ndjerë shumë mirë në lidhjet që ka pasur pas ndarjes nga Liam Hemsworth.
Miley nisi një histori dashurie me 32-vjeçarin, Kaitlynn Carter në vjeshtën e vitit 2019. Më pas ajo njohu Cody Simpson, këngëtarin australian, raport të cilin e përfundoi vetëm disa muaj më parë./revistawho.com