• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kylie kërkon falje: Do të sjell produkte të tjera shumë shpejt

Sa herë ajo hedh produkte të reja në treg, ka boom shitjesh. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, teksa Kylie lajmëroi se në 4 të mbasdites do të dilte në treg produkti i ri për buzët dhe në 4:16 ishin shitur të gjitha. “Kylie sapo theve internetin, ose më saktë Google-n, sepse interneti është detyrë e Kim”-u dëgjua asistentja teksa i thoshte 18- vjeçares. Produktet duken se u shitën më shpejt se kurrë, por kjo s’e pengoi atë të përlotej kur pa s’e shumë prej atyre që e donin produktin nuk kishin arritur ta blinin. “Nuk do doja që askush të mërzitej apo të nxehej. Problem me sistemin është vërtet serioz, por unë premtoj se do sjell të reja shumë shpejt. Më vjen vërtet keq” -shkroi ajo në Snapchat.