Artisti 50 Cent ka paditur një doktoreshë me pretendimin se ka përdorur një foto të bërë së bashku për të promovuar biznesin e saj. Reperi me famë botërore pozoi me Angela Kogan-in, pronare e “Perfection Plastic Surgery & MedSpa”, për një foto në shkurt të vitit 2020 duke menduar se ajo ishte një fanse e tij.
Fotoja është publikuar më pas nga Angela dhe, siç thuhet në padi, është përdorur për të promovuar punën që bën. Reperi pretendon se Angela ka nënkuptuar përmes fotos se ai i është nënshtruar një operacioni për zmadhimin e organit gjenital.Ai pretendon se kjo ka dëmtuar reputacionin e tij profesional dhe personal. 50 Cent kërkon dëmshpërblim monetar, duke shtuar se dëshiron që ai mos të përdorë figurën e tij.