Viti i ri, i dashur i ri! Të paktën kështu ndodhi për Lady Gaga-n, vetëm dy muaj pas ndarjes nga i dashuri i saj i fundit, Dan Horton. Në natën e ndërrimit të viteve ajo u pa në krahët e një mashkulli misterioz. Pas kësaj Gaga nuk ka ndërmend më të fshihet. Ajo dhe partneri i saj Micheal shijuan ndeshjen e rëndësishme të “Super Bowl” bashkë. Gjithashtu këngëtarja vetem pak orë më parë ka publikuar një foto në Instagram ku shihet e përqafuar me partnerin e saj në jaht në Miami. Ata kanë vendosur të bëjnë disa pushimë së bashku dhe të shijojnë lidhjen e tyre.