Egli Haxhiraj është vetëm 35 vjeç, njihet si “Avokati i VIP-ave” dhe drejton studion më të rëndësishme ligjore “Fare Impresa”, që operon në Itali e në Shqipëri. Egli studioi në Universitetin e Parmas në Itali dhe është ndër të parët tek i cili kanë besuar sipërmarrësit italianë, të cilët ai i cilëson si “nomadë digjitalë”.
Së fundmi Egli Haxhiraj bashkë me ortakun e tij, ish-futbollistin e Dinamos, Damiano Pontrellin kanë sjellë një projekt të ri në fushën e sportit, si themelues të agjencisë sportive INTERPONTRE GROUP, në Tiranë. INTERPONTRE GROUP me një përvojë unike në të gjithë botën, nga Amerika e Jugut, Evropa në Emiratet e Bashkuara Arabe, në menaxhimin e lojëtarëve e veçanërisht futbollistëve, përbëhet nga një grup ndërkombëtar profesionistësh, aktivë në sektorin sportiv prej vitesh.
INTERPONTRE GROUP është ndër agjencitë e para inovatore në Shqipëri që veprojnë në këtë fushë, duke qenë një këshilltar për sportistët kryesorë shqiptarë dhe të huaj dhe për klubet që janë në kërkim të talenteve të reja.
Ajo çfarë e bën INTERPONTRE-n të veçantë është njohuria, profesionalizmi dhe besimi që u ofron klientëve të saj, kryesisht në fushën sportive, njohuri të zhvilluara gjatë përvojës së fituar në nivelet më të larta të sportit profesional në Itali dhe në botë.
Për më shumë mbi familjen e madhe unike të INTERPONTRE, vizitoni sajtin: www.interpontre.com