Ashley Benson i ka dhënë fund lidhjes me reperin G-Easy disa ditë më parë për shkak se kanë psur shumë konflikte dhe probleme kohët e fundit.
“Ashley-t s’i pëlqente mënyra se si ai vepronte rreth saj. Kimia mes tyre s’dukej më dhe ajo i tha se gjithçka ka marrë fund”, ka rrëfyer një burim pranë dyshës që ka shtuar se Ashley nuk ndjente se reperi ishte plotësisht i përkushtuar ndaj saj.

G-Eazy është njohur si tip flirtues dhe tradhtia ose flirtmi me të tjera mendohet të jetë edhe një nga arsyet e ndarjes me ish-të dashurën e tij, Halsey-n.
Dyshja e ka fshirë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, duke konfirmuar lajmin se nuk janë më bashkë./revistawho.com








