Prej disa minutash agjencitë amerikane po raportojnë për një martesë të dështuar pas dy vitesh. Mësohet se aktorja e suksesshme Scarlett Johansson dhe bashkëshorti i saj Romain Dauriac janë ndarë. Lajmin e ka publikuar prestigjiozja “People” ndërsa një burim ka thënë se ata nuk jetonin më bashkë që prej verës së vitit të shkuar. Ky lajm vjen pasi aktorja 32-vjeçare u shfaq pa unazën e martesës në protestën e grave kundër Presidentit të SHBA Donald Trumo në Washington D.C./ revistawho.com