Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“U shite, të blenë”, Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan… 15/02/2026
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Lamtumira zyrtare e kapitenit, Lorik Cana: Jam krenar, por tani më duhen pushime

01/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Lamtumira zyrtare e kapitenit, Lorik Cana: Jam krenar, por tani më duhen pushime

Kapiteni i Kombëtares së futbollit shqiptar Lorik Cana, disa ditë pasi trajneri De Biasi shpalli tërheqjen e tij, ka thënë edhe vetë fjalët e lamtumirës. Pa shprehur trishtim por vetëm krenari, Lorik Cana vendosi që përshëndetjen e gjatë me tifozë e dashamirës ta bëjë në rrjetet sociale. Themi përshëndetjen, pasi nga fjalët e tij kuptohet se Cana nuk është larguar përfundimisht nga fusha. Ai ka shprehur falenderime duke treguar se ka nevojë për pushime të gjata. “Përshëndetje të gjithëve. Siç lajmërova pas Euro 2016, unë vendosa të tërhiqem nga kombëtarja shqiptare e futbollit. Mendova se ishte koha e duhur, pas arritjes më të madhe në sportin shqiptar. Ndjehem i nderuar që kam përfaqësuar njerëzit dhe kombin tim gjatë të gjithë karrierës. Sapo kam mbushur 33 vjeç dhe pas 14 viteve në nivelet më të larta, më duhet pak kohë për të rikuperuar për t’u shëruar nga dëmtimet. Unë vendosa gjatë kësaj vere që të refuzoj të gjitha ofertat që më kishin mbërritur, në mënyrë që të jem në gjendje që të kthehem përsëri në formën më të mirë dhe shpresoj të jem i gatshëm për arritje dhe projekte të reja. Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj, ju uroj më të mirat Shihemi së shpejti”, ka shkruar ai. Ne i urojmë yllit të futbollit shqiptar pushime të mbara deri në rikthim.





Lorik-Cana-470x565


Tags: lamtumiralorik cana
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“U shite, të blenë”, Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…
Breaking News

“U shite, të blenë”, Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…

15/02/2026
Në 10-vjetorin e karrierës, Kida ka një falënderim të veçantë!
Breaking News

Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit?

15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…
Breaking News

U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…

15/02/2026
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara?

15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
Next Post
Emma Stone : ‘Ndiqni ëndrrat dhe kurrë mos u dorëzoni’

Emma Stone : 'Ndiqni ëndrrat dhe kurrë mos u dorëzoni'








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera