Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën… 04/02/2026
“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit 04/02/2026
Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026? 04/02/2026
Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë! 04/02/2026
Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur! 04/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Lamtumirë Melania! Njihuni me first lady-n e re të Shtëpisë së Bardhë

07/11/2020
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Lamtumirë Melania! Njihuni me first lady-n e re të Shtëpisë së Bardhë

Joe Biden është shpallur President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një gare të fortë me Donald Trumpin. Në Janar Biden do t’i zërë vendin Trump-it në Shtëpinë e Bardhë dhe bashkë me të do të jetë edhe bashkëshortja, Jill Biden. Por kush është gruaja, e cila do të jetë Zonja e parë e Amerikës?





Jill Jacobs ka lindur në qershor 1951 në New Jersey. Ajo është më e madhja nga 5 motrat dhe u rrit në periferi të Philadelphias. Para se të martohej me Joe, ajo ishte e martuar me ish-futbollistin Bill Stevenson. Jill u prezantua me Joe përmes vëllait të tij tre vite pasi Joe humbi gruan e tij të parë nga një aksident automobilistik. Asokohe Joe ishte senator ndërsa Jill ende në kolegj.


“Unë kisha dalë vetëm me djem me xhinse e atlete ndërsa Joe u shfaq me pallto dhe këpucë. “Zot, nuk ka për të funksionuar kurrë, as në 1 milion vjet”-mendova. Ai ishte 9 vjet më i madh se unë, por ne dolëm për të parë një shfaqje në teatër dhe u miqësuam”-ka treguar Jill për takimin e tyre të parë.

Jill tha se Joe e propozoi atë 5 herë para se ajo të pranonte. Çifti u martua në New York në 1977. Vajza e tyre, Ashley, lindi në 1981.

Znj. Biden, 69 vjeç, ka kaluar dekada duke punuar si mësuese. Ajo ka dy diploma master dhe doktoraturë nga Universiteti i Delaware. “Mësimdhënia nuk është ajo që unë bëj. Është ajo ç’ka unë jam!”- është shprehur ajo.

Tags: jill bidenJoe Biden
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Ajo që i ndodhi Marinës para spektaklit, nuk do donte t’i ndodhte asnjë moderatoreje!

Ajo që i ndodhi Marinës para spektaklit, nuk do donte t'i ndodhte asnjë moderatoreje!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera