Është ndarë nga jeta në moshën 57 vjeçare aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Enea Zhegu. Aktori, i cili njihet nga rolii i Tomkës në filmin “Tomka dhe shokët e tij” vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Enea ka qenë pjesë edhe e disa prej filmave më të bukur shqiptar si “Lulëkuqet mbi mur”, “Njeriu me top”, “Një jetë më shumë” e të tjerë.