Ish solisti i grupit më “in” shqiptar të viteve 2000 “West Side Family”, Landi Hysi pranon me krenari dhe mburrje se ai mbetet ende grupi i tij i preferuar. Landi ka postuar një këngë të grupit në rrjetet sociale “Deluzion”, duke thënë se teksti i saj është aktual edhe në ditët e sotme.
Kujtojmë që hitet e “WSF” si “Mesazh”, “Në krahët e tua do jem”, “Gjithë bota jemi dy”, “Hou cike”, etj kanë mbetur edhe sot ne memorien e të gjithëve.