Laura Vorpsi është një nga figurat e politikës më të komentuara në media. Përveç postit që ajo mbante, ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike është lakuar shpesh edhe për fizikun dhe bukurinë e saj. Pas një pauze nga jeta publike, për shkak të lindjes së fëmijës së saj të parë, Vorpsi u shfaq në mbrëmjen e 20-vjetorit të ‘Opinion’. Ajo ka qënë një ndër të ftuarat e ‘Jo vetëm modë’ ku ka folur për mëmësinë, prindërimin dhe si ka ndryshuar jeta e saj tani. “Prej katër muajsh jam nënë e një vajze të vogël, Krisathi. Shumë e lumtur, ndryshoi e gjithë qendra e gravitetit tek bebi i vogël. Partia, jeta publike, publiciteti janë Krisa dhe familja,” – ka thënë ajo. Vorpsi prej disa vitesh është në një marrëdhënie me biznesmenin e njohur Theodhori Cami, të cilët u bekuan me Krisathin pak muaj më parë./xing.al









