Ledjana është rikthyer në studion e “Përputhen” pas largimit të saj të papritur, të cilin e kërkoi vetë. Ndonëse e shprehu publikisht këtë, sërish ka patur thashetheme se konkurrentes i ishte kërkuar nga produksioni të largohej.
Por me rikthimin e saj, Ledjana tregoi edhe si qëndron e vërteta.
“Më thonin disa ka qenë produksioni ai që të ka kërkuar largimin, por përkundrazi, i falenderoj se më dhanë kohën që më duhej.I falenderoj shumë madje. Unë asnjëherë nuk kam dyshuar në zgjedhjen time, do vazhdoj të jem këtu si në fillim. Duhet unë ta bind njëherë veten time, dhe prandaj kjo periudhë më shërbeu, s’kam takuar shumë njerëz. Edhe emisionin nuk e kam parë që të isha e qetë”-tha Ledjana.








