Ledri dhe Sara nuk na i kanë kursyer fotot e vogëlushes së tyre duke ia bërë publik portretin menjëherë pas lindjes. Dhe duket se Poem Blu do të vazhdojë të jetë një nga bebet më të komentuara sepse mami Sara dhe babi Ledri i kanë hapur një llogari në Instagram, një veprim ky që e bëjnë shumë prindër të famshëm.
Tanimë që Poem Blu është e famshme, pritet që edhe llogaria e saj në Instagram të ketë mijëra ndjekës.
Aktualisht nga llogaria e vogëlushes ndiqen vetëm dy veta: Ledri dhe Sara teksa brenda pak orësh ka mbledhur qindra ndjekës.
Shumë shpejt pritet që Ledri e Sara ta pasurojnë profilin e vogëlushes me foto e video.









