Harrojeni djalin “Shumë pis”, pasi tashmë Ledri Vula është djali “Shumë klas”
Reperi i famshem duket se përveç projekteve muzikore dhe koncerteve të shumta që ka pasur si brenda dhe jashtë vendit, së fundmi ka treguar se është bërë imazhi i një firme veshjesh.
Këngëtari ka bërë disa postime në profilin e tij të Instagramit, ku shihet më në formë se kurrë më parë, teksa ka pozuar në rrugët e Parisit për firmën e veshjeve “Brada”.
“Brada” ëshë firma e stilistes kosovare Yllka Brada, e cila para pak ditësh u përfol për fotografinë me këngëtarin Dren Abazi.