Ato dëshirojnë si të gjithe ne, t’ia thonë çdo ditë nënave të tyre se sa shumë i duan… Por ne u kërkuam që këtë 8 mars t’i thonë fjalë zemre përmes revistawho.com grave më të rëndësishme të jetës së tyre. Ah, ato janë larg dhe kanë ditë e ndoshta muaj pa u përqafuar me mamin. Sot mesazhi i urimit nga ana e vajzave tona të famshme nuk do të bëhet në celular, por do të vijë si një përqafim i ngrohtë nga larg, prej të cilit do të marrin nga pak të gjitha zonjat, e jo vetëm mbretëreshat e tyre. Gëzuar!
Një urim special në revistawho.com vjen edhe nga Anxhelina Hadërgjonaj për nënën e saj artiste. Lexoni çfarë ka shkruar ajo.
Gëzuar festën e gruas të gjitha nënave shqiptare. Një dedikim special dua ta bëj për mamin tim. Jam shumë krenare që jam vajza jote dhe çdo ditë falenderoj Zotin që je nëna ime. Të dua!
Anxhelina / revistawho.com









